Zëvendësministri i dënuar kërkon nga Kurti lirimin nga detyra

0
320

Zëvendësministri i dënuar, Qazim Rrahmani, ka kërkuar lirimin nga kjo detyrë nga kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se arsye pse mori këtë vendim është që subjekti i tij, PAI, ka vendosur që ai të shërbejë diku tjetër, njofton Klan Kosova.

“Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministri Kurti , lirimin nga detyra e zv. Ministrit tê MFPT-së. Arsyeja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozitë tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungojë në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së”.

Më 1 tetor 2018, Qazim Rrahmani ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Për këtë vepër penale e cila hyn në kuadër të veprave penale të korrupsionit zyrtar, Rrahmani ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

Mirëpo, me pëlqimin të tij, ky dënim me burg i ishte zëvendësuar pastaj në dënim me gjobë në lartësi prej 3,000 euro. Po ashtu, Rrahmani ishte obliguar që t’ia kthejë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe shumën prej 4,858.89 euro.