Kur ambasadori i Serbisë në Amerikë e tha atje, se Kosova është pjesë e Serbisë – si reagoi Avni Spahiu?

0
301

Avni Spahiu, diplomat dhe gazetar i ftuar në emisionin “Oxygen” ka biseduar për shumë çështje më rëndësi.

Spahiu pas misionit si diplomat në krye të Ambasadës së Kosovës në Washington, ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kosovës në Ankara për 8 vite. Spahiu për shumë vite ka punuar edhe si gazetar para se të përfaqësonte Kosovën si diplomat në disa shtete.

I pyetur se në çfarë pozicioni është Kosova, Avni Spahiu ka thënë se duhet të punojmë pasi kemi ëndërruar lirinë e nuk duhet të ndalemi tani që e kemi fituar.

“Kosova është në një pozicion të mirë. Historikisht kemi kaluar keq dhe kemi pas periudha të vështira, por më në fund kemi ndërtuar një shtet. Do të ketë dhe ka pengesa por gjërat duhet marr me optimizëm. Duhet të jemi të vetdijshëm që nuk duhet ndalur, të gjithë duhet të punojnë në fushën e vet, në profesionin e vet që të kemi sukses. Kemi miq të sinqertë në botë, kanë qenë me ne në ndërtimin e shtetit, andaj duhet të u kthejmë borxhin dhe të punojmë.” thotë Spahiu

Spahiu thotë Kosova nuk ka bërë gabime të mëdha, kemi bërë gabime që e kemi dëmtuar veten.

“Shtetet i kanë disa vese, të mbajnë mend edhe të mirën edhe të keqën. Hebrenjtë e mbajnë mend ndihmën që u kanë bërë familjet shqiptare kur ata kishin momente të rënda. Ne nuk duhet të harrojmë disa personalitete të botës të cilët i bindën qeveritë e tyrë se me qëndrimet e tyre po dëmtojnë shqiptarët. Ne duhet të bëjmë vepra që na ofrojnë me popujt tjerë. Kosova gjithmonë ka shprehur mirënjohje ndaj atyre që i kanë ndihmuar kur ishte në momente kritike nga gjenocidi dhe spastrimi etnik.” thotë Spahiu

Sipas Spahiut ambasada në Jerusalem, nuk është arsye që miqtë në botën arabe të hidhërohen sepse nuk është kundër askujt.

“Njohja e Izraelit është një njohje e rëndësishme që e kemi kërkuar me kohë, kur isha ambasador në Amerikë, jam takuar shpesh me ambasadorin e Izraelit dhe gjithmonë kemi qenë në diskutime për këtë njohje. Ne nuk mund t’i përcaktojmë një vendi kryeqytetin, nëse Izraeli e ka Jerusalemin ne nuk duhet të kemi kërkesa pasi është edhe hera e parë që hapet në këtë vend ambasada e Kosovës. Ambasada në Jerusalem, nuk është arsye që miqtë në botën arabe të hidhërohen sepse nuk është kundër askujt. Nuk ka qenë në rregull nga ana jonë që asnjë përfaqësues nga Kosova nuk ka qenë në hapjen e kësaj ambasade.” thotë Spahiu

Avni Spahiu është shqiptari i vetëm që është takuar me 6 Presidentë të SHBA-së.

“Jam takuar me 6 presidentë amerikanë, jam shqiptari i vetëm i cili kisha fatin të takoj 6 Presidentët e SHBA-së. Me Bushin e vjetër kishim edhe një takim në shtëpinë e tij ku kisha fatin të isha në një tavolinë me të dhe gruan e tij Barbara. Gjithashtu jam takuar me Jimmy Carter, Ronald Reagan, Bill Clinton, Barack Obama dhe Joe Biden, Biden e kam takuar gjatë kohës kur punonte si nënpresident.” thotë Spahiu

Një diplomat përfaqëson dhe paraqet edhe si imazh Kosovën sipas diplomatit i cili përfaqësoi Kosovën në disa shtete.

“Amerika na mëson se duhet ndërtuar mbi atë që është ndërtuar, në një takim me një amerikan dhe më tha se edhe Amerika ende po ndërtohet andaj duhet vazhduar të ndërtohet mbi të gjitha jo të kërkojmë të zhdukim të kaluarën. Kosova ka ambasador të mirë kudo tani, diplomacia e Kosovës ka respekt të veçantë, ka raste edhe kur ambasadat e vendeve të tjera kanë kërkuar ndihmë nga diplomacia ynë. Ambasadori duhet të jetë i përgatitur, ai që përzgjidhet të përfaqësoj vendin e tij duhet të jetë i nderuar dhe duhet të jap imazh të mirë sepse pamja e tij përfaqëson Kosovën.” thotë Spahiu

Avni Spahiu ishte iniciator që gjuha shqipe të futej në shkollat e Turqisë.

“Në Turqi si ambasador kam pas më pak vështirësi, pasi ambasada ka qenë e gatshme. Kam pas shumë mirëkuptim me shtetin turk dhe kam qëndruar e shërbyer në Turqi si diplomat për 8 vite. Në shkollat fillore publike shtetërore në Turqi kam punuar për 2 vite që të futet gjuha shqipe si lëndë mësimore, dhe pas 2 vitesh puna ime është kurorëzuar dhe qeveria e lejoj mësimin e gjuhës shqipe në shkolla.” thotë Spahiu

Në demokraci duhet ngrënë gurë të nxehtë sipas Spahiut.

“Në demokraci nuk duhet përdorur dhuna, zemërimi në protesta, në protestat e Washingtonit duhet marr shembull si nuk kishte përdorim të dhunës edhe pse u sulmuan. Në demokraci duhet menduar mirë, në disa raste thonë në demokraci duhet ngrënë patate të nxehta në disa raste si këto duhet ngrënë gurë. Kur dikush fiton duhet të i zgjasësh dorën dhe të urosh suksese” shton Spahiu.

Spahiu shpjegon arsyen pse Rumania ishte qendra e mërgatës shqiptare.

“Shqiptarët nuk kanë pasur të drejtë të botojnë libra në gjuhën shqipe për shkak të pushtimit otoman. Shqiptarët kanë zhvilluar aktivitete me pseudonime në Bullgari e vende të tjera, sepse aty nuk kanë qenë të ndjekur. Duke pasur gjuhën e tyre dhe 3 fe të ndryshme, ata gjatë pushtimit otoman janë detyruar që veprimtarinë e tyre të ushtrojnë jashtë trojeve shqiptare.” thotë Spahiu

Nuk i duam njerëzit e arritur pranë vetes, kemi komplekse është shprehur Spahiu duke çmuar figurat e shquara shqiptare.

“Figurat e shquara shqiptare kanë kontribuar për ne jashtë vendit për shkak të rrethanave e faktorëve të tjerë. Arsye tjetër ka qenë se ne nuk i duam njerëzit e arritur pranë vetes, kemi komplekse por kemi deshirë të mburremi me ta kur bëhen të suksesshëm. Ne duhet të përmirësojmë këto mangësi të karakterit tonë sepse edhe sot shumë nga rinia por shkojnë jashtë vendit me të njejtat arsye.” thotë Spahiu

Avni Spahiu realizoi instervistë me Nënë Terezën në vitin 1979.

“Në vitin 1979 mësova se Nënë Tereza do të vizitonte Kosovën, me shumë vështirësi realizova intervistë me të, por problemi ishte se ajo ishte shumë fjalë pak dhe u detyrova që atë intervistë të bëja në formë të reportazhit. Nënë Terezën e takova edhe dy herë të tjera, në Amerikë edhe një herë tjetër në aeroportin e Romës. Kisha nderin të njihja këtë humaniste dhe duhet të jemi krenar duke përdor emrin e saj për aspekte pozitive.” thotë Spahiu

Kur ambasadori i Serbisë në Amerikë e tha atje, se Kosova është pjesë e Serbisë’ – si reagoi Avni Spahiu?

“Nga ambasadori serb kemi pasur shpesh provokime gjatë kohës kur kam shërbyer si ambasador në Amerikë, në një takim, drekë me kongresin amerikan, ambasadori serb tha se ne ishim dy ambasadorë nga i njejti vend, unë i thash se ju nuk vini kurr aty ku jam unë dhe pasket shumë sens për humor.” thotë Spahiu

Për fund tregoi se si pas shërbimit si diplomat, në institucionet e Kosovës askush e kontaktoi më Avni Spahiun.

“Pas 8 vitesh shërbim si diplomat në Turqi, u ktheva në Kosovë askush nuk më kontaktoi. Prita një mirënjohje, një falenderim, por kjo nuk është pjesë e virtytit të personve nga institucionet tona, as një dorë shtrëngim as nuk më kanë kontaktuar për të biseduar rreth aktivitete që kam zhvilluar si diplomat. Duhet organizim më i mirë, nuk ka lidhje personale me mua kjo që po e them por më pengon si dukuri.” thotë Spahiu /oxygenpress.info