Java fillon me kthjellime e diell

0
88

Java fillon me kthjellime e diell. Nga e mërkura një depërtim i të ftohtit arktik, sjell të reshura bore dhe rënie të temperaturave. Minimalet zbresin edhe deri në -4C.

4.04.2021 – Dy ditëve të para të javës së parë të prillit, parashihet një përmirësim i motit, me kthjellime dhe me intervale me diell. Orëve të mëngjesit mbetet ftohtë e me ngrica.

Mirëpo nga mesi i javës në natën në mes së martës dhe mërkurës, një depërtim i masave të ftohta ajrore, me origjinë nga Arktiku, sjell sërish një përkeqësim të motit dhe ulje të temperaturave, e ku priten edhe të reshura bore, me mundësi edhe përgjatë viseve të ulëta. Në pjesën e dytë të javës temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4C, ku paraqiten edhe kushte për ngrica.

Nga e premta dhe të shtunën me kthjellime, e temperaturat maksimale në rritje.

Pas një përmirësimi në ditët e fundjavës, cilësia e ajrit edhe në ditët e ardhshme do të mbetet përreth vlerave të pranueshme por edhe në të mira ditën e mërkurë. Mund të kaloj në vlera të dobëta, vetëm në periudha të qetësisë, që ditën e hënë mund të jenë më të gjata.

5.04 – Në mëngjes më ftohtë e me ngrica, e mbeten ende vransira, por pa të reshura. Gjatë ditës vransirat shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.
6.04 – Kryesisht me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje vransirat shtohen, e priten edhe të reshura shiu, derisa në vise kodrinoro-malore edhe reshje bore.
7.04 – Ftohtë dhe kryesisht vranët. Reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë orëve të mëngjesit, derisa në vise kodrinoro-malore do të ketë vetëm reshje bore.
8.04 – Mbetet mot i ftohtë, në mëngjes edhe me ngrica. Ditën me vransira të ndryshueshme, e përreth viseve kodrinoro-malore priten edhe rrebeshe të dobëta bore, derisa në vise më të ulëta të përziera edhe me shi.
9.04 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes me ngrica.

Temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -2C dhe 0C, në ditët e para të javës, e të enjten zbresin edhe në -4C, ndërsa maksimalet pas një rritjeje deri në 14C, ditën e martë zbresin deri në 4C, ditën e mërkurë, e deri të premten me tendencë të rritjes deri në 12C.
Fillimisht do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 5-14m/s, e nga mbrëmja e së martës nga krahu verior 4-9m/s.
Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë deri ditën e martë, e më pas me tendencë të rritjes edhe lartë mbi vlera normale deri ditën e premtë.