Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar mbi 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore

0
125

Ka vazhduar vaksinimi i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2.

Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku wshtw i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore. Ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.