Rama: Vaksinimi dhe infektimi vijojnë paralelisht, duhet të zgjidhni më 25 prill

0
40

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vijon të lëshojë akuza ndaj opozitës në lidhje me mënyrën e organizimit të fushatës së tyre për çështjen e shkeljeve të rregullave kundër COVID-19.

Kreu i qeverisë shqiptare iu bën thirrje qytetarëve që të zgjedhin si duhet më 25 prill duke renditur disa pika që, sipas tij, bëjnë ndryshimin mes mazhorancës dhe opozitës.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook:

Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:

• Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;

• Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;

• Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;

• Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet.