Kuvendi shkon në pauzë 30 minutëshe

0
50

Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit ka shkuar në pauzë 30 minutëshe.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se do të konsultohen se si do të vazhdojë kjo seancë.

Raundi i parë i votimit për president ka dështuar dy herë rradhazi për shkak se nuk është siguruar kuorumi i nevojshëm.

Nëse në raundin e parë nuk janë 80 vota në kuti nuk mund të kalohet në raundet e tjera.