Haradinaj: Vendimi i Reshitajt për të votuar presidentin është i padrejtë dhe i paarsyetuar

0
64

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk pajtohet me vendimin e deputetes së partisë së tij, Albena Reshitaj, që vendosi të shkojë në seancën ku po votohet për presidentin dhe mori pjesë në këtë proces.

Ai tha se nuk ka qenë i informuar deri më sot për këtë vendim të saj duke thënë se nuk ia arsyeton.

“E para si subjekt nuk na është kërkuar vota nuk na është propozuar një marrëveshje politike apo kërkesë zyrtare për përkrahjen. Sot jam informuar nga Albena Reshitaj që ajo po mendon me marrë pjesë në seancë. Unë i kam shprehur qëndrimin tim kundër, sepse edhe është vendim i partisë dhe Grupit Parlamentar. Pra, ka qenë vendim individual”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

“I kam thënë se neve nuk na është kërkuar një rol si subjekt politik. E konsideroj të padrejtë dhe të padobishëm veprimin individual të saj. Jo i drejtë, jo i duhur dhe jo i arsyetuar”.

Haradinaj tha se aktualisht nuk flet për pasoja, por se vendimi i Reshitajt ka qenë jashtë vendimit të partisë.