Pas pak fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

0
55

Data:   2 prill 2020 

Dita:   E premte 

·        Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

·        Vendi:     Kuvendi i Kosovës 

·        Koha:       21:30 

Rendi i ditës

1.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256. 

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Në funksion të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19 dhe në respektim të  rekomandimeve të institucioneve gjegjëse, ju njoftojmë se në këtë seancë nuk do të ketë prezencë të mediave në galerinë e sallës plenare të Kuvendit.

Mediat megjithatë mund të qëndrojnë në hapësirën e përcaktuar në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

·        Ueb faqes së Kuvendit,

·        Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

·        RTK-së, si medium publik.

Ky njoftim vlen vetëm për këtë seancë. Për seancat e radhës mediat do të njoftohen paraprakisht lidhur me qasjen në sallën plenare dhe hapësirat e tjera të Kuvendit.