Vazhdon vaksinimi i profesionistëvë shëndetësor në Kosovë

0
69
Ka vazhduar për të tretën ditë me radhë vaksinimi kundër COVID-19 i profesionistëvë shëndetësor në Kosovë.
Mantelbardhët janë aseti kryesor që ka vendi ynë në luftën kundër koronavirusit dhe mbrojtja e tyre përmes vaksinimit fuqizon linjat e mbrojtjes kundër COVID-19.
Me shembullin personal duke u vaksinuar, profesionistët shëndetësor po japin mesazhin e rëndësishëm për vaksinimin si njërën nga mënyrat më efikase për t’u mbrojtur nga virusi për shkëputur zinxhirin e përhapjes së tij në mesin e komunitetit mjekësor.