Shtyhet sërish shqyrtimi fillestar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

0
38

Për të gjashtën herë me radhë, të enjten, është shtyrë gjykimi për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, në vitin 2016.

Ky rast për çka dhe po akuzohen ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu, përcjellë Klan Kosova.

Seanca e së enjtes dështoi të mbahet pasi të akuzuarit deklaruan se nuk janë të pajisur më provat në shkresat e lëndës.

Në këto rrethana, gjykatësja Fatime Dermaku e caktoi seancën e radhës për 14 prill 2021, në ora 09:00.