Presidenti gjerman vaksinohet me AstraZeneca

0
62

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier mori spt dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

”Këtë dozë ai e mori në spitalin ushtarak të Berlinit”, njoftoi nga zyra e presidentit.

”Kur të jetë radha ime, unë gjithashtu do të vaksinohem me AstraZeneca”, deklaroi dje kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu përgjigjur një pyetje mbi vaksinimet me AstraZeneca.

”Po, unë do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca”, tha Merkel në një konferencë shtypi.

Kancelarja, me 67 vitet e saj, hyn në atë pjesë të intervalit të popullsisë për të cilën Komisioni Gjerman i Vaksinimit (Stiko) rekomandon përdorimin e vaksinës anglo-suedeze.