Për herë të parë në histori arabët faktorë për formimin e qeverisë në Izrael

0
24

Lista e Bashkuar Arabe (Ra’am) është shfaqur si një faktor surprizë pas zgjedhjeve të përgjithshme të javës së kaluar në Izrael.

Udhëheqësi i saj Mansour Abbas tha se ”partia e tij është e hapur për negociata me partitë e krahut të majtë dhe të djathtë rreth formimit të qeverisë së re izraelite”.

“Opsionet tona janë të hapura dhe ne po negociojmë me të djathtët dhe të majtët”, tha Abbas.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 23 marsit, Lista e Bashkuar Arabe fitoi katër vende në Knesset (Parlamenti i Izraelit) me 120 anëtarë.

Kampi i kryeministrit Benjamin Netanyahu, i përbërë nga ”Likud” dhe partitë aleate të krahut të djathtë, nuk arriti të fitonte 61 vendet në Knesset, aq sa nevojiten për të formuar qeverinë, duke fituar vetëm 52 vende./ATSH