Pajisjet të reja mjekësore për pacientët në ShSKUK

0
40

Në QKUK ka mbërritur kontingjenti tjetër me pajisje mjekësore në kuadër të “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, zyrtarisht ka pranuar pjesën e radhës që përmban: kanila nazale për oksigjen, maska për oksigjen për ventilim jo invaziv (CPAP maskë), sisteme të mbyllura për aspirim, monitorë me 7 parametra jetësorë, inhalatorë për oksigjen, 40 video-laringoskopë, karroca për bartjen e barërave dhe sterilizatorë plazma.

Këto pajisje do të shpërndahen në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme, sipas nevojës.