“Mungesa e aktivitetit fizik rrit shanset për sëmundje si dementia”

0
149

Të ushtruarit pak ose aspak lidhet me rritjen e rrezikut për të marrë sëmundje jo-komunikuese si dementia apo depresioni, sipas një analize studimore me të dhëna nga 168 vende. Studimi u botua të hënën, 29 mars, në British Journal of Sports Medicine.

Pasiviteti fizik përkufizohet si “të mos bësh të paktën 150 minuta me intensitet të moderuar, ose 75 minuta aktivitet fizik me intensitet të fuqishëm në javë ose ndonjë kombinim ekuivalent i të dyve”, sipas raportit.

Nëse nuk bëni mjaftueshëm ushtrime, shansi juaj për të marrë hipertension mund të rritet me 1.6% dhe çmenduria mund të rritet me 8.1%, zbuluan studiuesit.

Studimi gjithashtu vuri në dukje nivelet e të ardhurave të çdo qarku (të vlerësuara si të ulëta, të mesme ose të larta) dhe zbuloi se me rritjen e të ardhurave, rritet edhe pasiviteti fizik.

“Kjo mund t’i atribuohet rritjes së komoditeteve, në të cilën njerëzit kanë qasje”, tha autori i studimit, Peter Katzmarzyk. “Aksesi në automjete rritet, transporti aktiv bie dhe aksesi dhe përdorimi i pajisjeve teknologjike shtohet gjithashtu.”

Disa mënyra të thjeshta për ta rritur nivelin e aktivitetit fizik

Mjekja Dana Santas rekomandon që të jeni fizikisht aktiv për të paktën 10-15 në ditë, si fillim. Disa njerëz mendojnë se duhet të ushtrohen me patjetër për një orë, por edhe 10 minuta në ditë mund të rrisin jetëgjatësinë tuaj. Ajo gjithashtu rekomandon ushtrime të thjeshta me peshë trupore si squats, lunges, pompa etj – Të gjitha mund të realizohen edhe pa palestër.

Stephanie Mansour, kontribuese në zonën e fitnesit për CNN, thotë se mund të jeni aktivë gjatë gjithë ditës duke shfrytëzuar kohën në mënyra të thjeshta. Për shembull, ndërsa lani dhëmbët ose prisni që uji të vlojë në sobë, provoni të bëni 10 squats. Një rutinë stretching sugjerohet gjithashtu.

“Të qenit aktiv dhe të bërit gjëra të tilla si ecja, qëndrimi në këmbë, stretching etj, i ndihmon trupat tanë të funksionojnë në mënyrë optimale”, shprehet Mansour.

Burimi: CNN, Anabel