Mësoni çfarë biseduan ministrja e Drejtësisë dhe ambasadori britanik

0
51

Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, këshilltari i lartë dhe shefi i kabinetit të Ministrisë z. Genc Nimoni si dhe këshilltari politik i ministres z. Flamur Pireva pritën në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar z. Nicholas Abbott si dhe zyrtaren për sundim të ligjit znj. Jennifer Blackeney.

Në një frymë bashkëpunimi ambasadori z. Abbott shprehi vullnetin për të zhvilluar partneritetin me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë, për të forcuar në këtë mënyrë rendin dhe ligjin.

Ministrja Haxhiu falënderoi ambasadorin Abbott përkatësisht Ambasadën Britanike për rolin dhe kontributin e tyre në fuqizimin e sektorit të drejtësisë. Më tej u shpreh optimiste për iniciativat e ndërmarra në drejtim të ngritjes dhe forcimit të rendit juridik në Republikën e Kosovës, veçanërisht pas besimit të madh të qytetarëve dhënë tashmë kësaj qeverie në zgjedhjet e fundit me ç’ rast kjo edhe e obligon shumë më shumë qeverisjen e mirë drejt tejkalimit të krizave në të cilat është e vënë ajo. Theks i veçantë iu kushtua Rishikimit Funksional të sektorit të Drejtësisë, i cili proces vazhdon të ketë mbështetjen edhe nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë u potencua gjithashtu rishikimi i mekanizmave antikorrupsion.

Duke i uruar suksese ministres Haxhiu, ambasadori Abbott shprehi mbështetjen dhe përkushtimin e plotë për bashkëpunim në mes Ambasadës Britanike dhe Ministrisë së Drejtësisë.