Merkel: Kur të më vijë radha do të vaksinohem me AstraZeneca

0
54

Kur të jetë radha ime, unë gjithashtu do të vaksinohem me AstraZeneca, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu përgjigjur një pyetje mbi vaksinimet me AstraZeneca.

”Po, unë do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca”, tha Merkel në një konferencë shtypi.

Kancelarja, me 67 vitet e saj, hyn në atë pjesë të intervalit të popullsisë për të cilën Komisioni Gjerman i Vaksinimit (Stiko) rekomandon përdorimin e vaksinës anglo-suedeze./ATSH