Macron: E gjithë Franca në zonën e kuqe

0
31

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot një shtrirje në të gjithë territorin e Francës të masave antiCOVID-19 për tri javë, në një përpjekje për të ndaluar valën e tretë të pandemisë.

“Rregullat e urgjencës së përforcuar, të përcaktuara për rajonin e Parisit dhe 18 territore të tjera, do të shtrihen në të gjithë vendin, përfshirë mbylljen e dyqaneve jothelbësore dhe një shtetrrethim nga ora 19:00”, tha Macron.

Ai bëri thirrje për mobilizim të përgjithshëm të popullsisë në 30 ditët e prillit, gjatë të cilave “do të luhet shumë” në betejën kundër COVID-19./ATSH