EMA: Vaksina AstraZeneca e sigurt për çdo grupmoshë

0
25

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) rekomandoi sot pasdite vaksinimin e personave mbi moshën 60 vjeç me vaksinën e kompanisë farmaceutike AstraZeneca.

“Sipas njohurive aktuale shkencore, nuk ka asnjë provë që do të mbështeste kufizimin e përdorimit të kësaj vaksine në çdo grup popullate”, tha sot kreu i EMA-s, Emer Cooke, gjatë një konferencë teknike.

Informacioni i EMA-s vjen në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të kufizuar vaksinimet me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç për shkak të shqetësimeve në lidhje mpiksjet e gjakut.

Cook sqaroi se një tjetër rekomandim i përditësuar nga EMA për përdorimin e vaksinës pritet nga takimi i Komitetit të Sigurisë të 6-9 prillit./ATSH