Policia: Katër të arrestuar për dyshim të keqpërdorimit të pozitës zyrtare në Telekom

0
55

Policia e Kosovës ka dalur me deklaratë zyrtare rreth aksionit të sotëm në Telekomin e Kosovës, për të cilin raportoi fillimisht Klan Kosova.

Veç tjerash, Policia e Kosovës konfirmon se ky aksion ka rezultuar me tashmë katër të persona të arrestuar, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

”Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”.