A kalon presidenti kah zyret e LDK-së?, Abdixhiku jep përgjigje

0
41

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se do të marrin pjesë në votimin për presidente të kandidates, Vjosa Osmani.

Abdixhiku u pyet nga gazetari i Klan Kosova, Enis Reçica, rreth kalimit të presidentit të vendit kah zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

A do të thotë presidenti do të kalojë nga dyert e LDK-së?

“Tani mund të bëni parulla çfarë të doni. Por, LDK-ja pavarësisht numrave e forcave që i ka – një gjë dinë ta bëjë gjithmonë, të jetë konstruktive dhe të vendos interesin e vendit para vetës”, këtë përgjigje tha ai.

Kujtojmë se shprehjen “Presidenti kalon kah zyret e LDK-së”, e kishte thënë disa herë nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.