Navalny thotë se po kërcënohet nga zyrtarët e burgut

0
42

Opozitari rus, Alexei Navalny, ka thënë se është ngacmuar nga zyrtarët e burgut dhe se po kërcënohet me izolim.

Në një postim që ka bërë në Instagram, ai ka theksuar se tashmë ka marrë dhjetë paralajmërime për sjellje të keqe, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Ekzistojnë dy dënime kryesore në burgjet ruse: qortimi dhe vendosja në qeli”, ka thënë Navalny.

“Pas dy vërejtjeve mund të shkoni në dhomën e ndëshkimit dhe nuk është një gjë e këndshme, kushtet janë torturuese”.

Që nga burgosja e tij, Navalny ka postuar rregullisht mesazhe nëpër rrjetet sociale, pavarësisht asaj se nuk ka qasje në internet.