Mësoni çfarë biseduan Albin kurti dhe ambasadori italian Nicola Orlando

0
40

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i cili e uroi për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe zgjedhjen Kryeministër të Republikës. Ai konfirmoi përkrahjen e Italisë ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së tij për të vazhduar dhe avancuar dhe më tutje bashkëpunimin e tanishëm.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orlando për vizitën, dhe për urimet e tij dhe të Qeverisë së Italisë.

Italia është partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, u shpreh Kryeministri, dhe në këtë drejtim e siguroi që Qeveria e udhëhequr nga ai është sa e gatshme aq edhe e përkushtuar për bashkëpunim ndërshtetëror në të gjitha fushat me interesa të përbashkëta, teksa iu falënderua ambasadorit të Italisë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës.