Arben Vitia shpjegon kur dhe si fillon vaksinimi

0
38

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se procesi i vaksinimit do të filloj nesër në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetori”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

Këtë informatë Vitia e bëri të ditur në një takim online me Këshillin e Kryetarëve të Komunave në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit pasë arritjes së  kontigjentit të parë të vaksinave anti-COVID-19.

I pari i shëndetësisë në vend në këtë takim kërkoi që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi.

Ai poashtu tregoi që është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për cfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunat.

Në anën tjetër, Kryetarët e Komunave në këtë takim u shprehen të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin sa më të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë rreth procesit të fillimit të vaksinimit por dhe sfidave të tjera me të cilat janë duke u ballafaquar komunat.

Në fund të këtij takimi iu kërkua Ministrit Vitia, që të shqyrtohet kërkesa e bërë nga komunat për një sasi të testeve rapide prej 100,000 teste e cila është adresuar nga komunat dhe presim të kemi një përgjigje nga ana e ministrisë.