OBSH: Sot vijnë vaksinat e para kundër COVID-19 në Kosovë

0
33

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka filluar me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

Mirëpo sot pritet të vijnë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kështu ka thënë drejtori rajonal për Evropë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge.

Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca që pritet të vijnë përmes programit “COVAX”.

Kujtojmë se deri më tash në Kosovë janë regjistruar 87 mijë e 67 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1830 kanë humbur betejën me virusin.