Italia e mbyllur deri në maj

0
45

Italia mbetet e mbyllur deri në maj dhe nga e hëna më shumë se gjysma e vendit do të jetë nën kufizimet e zonës së kuqe, me zonën e verdhë të anuluar deri në fund të muajit.

Kalabria, Toskana dhe Valle d’Aosta janë rajonet e reja që do t’u shtohen shtatë të tjerave dhe provincës autonome të Trentos tashmë nën kufizimet më të rrepta antiCOVID-19 të zonës së kuqe.

“Deri më 30 prill, asnjë lëvizje midis rajoneve, grila ende të ulura për baret dhe restorantet, kurse rihapja e palestrave, pishinave, kinemave dhe teatrove në një datë të mëvonshme”, konfirmoi sot qeveria italiane, ndërsa paraqiti masa kufizuese të ashpërsisë maksimale edhe pas Pashkëve.

Megjithatë, e garantuar nga shenjat e para të një ndryshimi në kurbën e infeksioneve, ajo vendosi se do të ketë një kthim të frekuentimit fizik nëpër shkollave deri në klasën e gjashtë në zonat e kuqe, ndërsa në ato portokalli do të jenë të pranishëm nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën, si edhe 50% e nxënësve të shkollës së mesme./ATSH