Çrregullime në të nxënë

0
68

Nga Blerta Bujupi – Psikologe

* Çrregullim në lexim
* Çrregullim në matematikë
* Çrregullim i shprehjes me shkrim
* Çrrregullimi i mësimit NOS: Kjo kategori përmban çrregullime në të nxënë që nuk plotësojnë kriteret për ndonjë çrregullim specifik të mësimit. Kjo kategori është gjithëpërfshirëse për një individ që ka probleme në një, dy ose në të gjitha fushat e të mësuarit, dhe ata mund të diagnostikohen me çrregullim të të mësuarit NOS edhe nëse rezultatet e tyre të performancës nuk janë dukshëm nën mesataren e moshës së tyre, arsimit të duhur të moshës, dhe inteligjencës së matur. Individi do të duhej të përjetonte një ngecje të rëndë për të cilën shkak janë aftësitë e tyre të të mësuarit në arritjet e tyre akademike në mënyrë që të diagnostikohen me çrregullime të të mësuarit NOS.
Shkaku
Çrregullimet e të nxënit besohet se shkaktohen nga një anomali e sistemit nervor. Anomalia mund të jetë ose në strukturën e trurit ose në funksionimin e kimikateve në tru. Për shkak të kësaj, individi ka probleme në marrjen, përpunimin ose komunikimin normal të informacionit. Disa shkaqe të anomalive të sistemit nervor përfshijnë probleme gjatë shtatëzanisë, lindjes ose foshnjërisë së hershme, traumës së trurit në moshë të re, ekspozimit ndaj toksinave dhe parapjekurisë.
Simptomat
Fëmijët me një çrregullim të të nxënit mund të shfaqin tiparet e mëposhtme:
* Kanë probleme të të lexuarit me zë të lartë
* Kanë probleme në drejtshkrim, në të shprehur me shkrim ose në mësimin e alfabetit
* Kanë probleme të ndjekin udhëzime
* Mund të kenë probleme për të kuptuar atë që lexojnë
* Kanë probleme të mbajnë në mend se si të shqiptojnë fjalët e shkruara
* Mund të kenë probleme në organizimin e mendimeve të tyre për të prodhuar atë që duan të thonë
* Mund të keqinterpretojnë ose ngatërrojnë simbolet ose numrat në matematikë
* Mund të mos jenë në gjendje të tregojnë një histori në rregull
* Mund të kenë probleme në fillimin ose kuptimin e hapit që vjen të një detyre
Trajtimi
Nuk ka trajtim specifik për fëmijët me çrregullime në të nxënë, por ka programe dhe shërbime speciale të ofruara për t’i ndihmuar ata të përballen me çrregullimin e tyre. Fëmijëve u mësohen mënyra të reja për të interpretuar dhe kuptuar informacionin. Shpesh, fëmijët me çrregullime në të nxënë mund të qëndrojnë në klasën e tyre, por mund të tërhiqen për t’u përqendruar në përpjekjet për të rritur aftësitë e tyre të të mësuarit. Terapia e të folurit dhe e gjuhës u ofrohet atyre që kanë çrregullime në të nxënë. Tutorët shpesh janë të dobishëm.