“Më kishte marrë malli e më kishte munguar skena, sepse është jetë aty ku adrenalina arrin kulminacionin”

0
114

Nga Rame Lahaj

Mbrëmë pas më shumë se një viti pauzë, të shtyrë për shkak të pandemisë, përsëri në skenë si Alfredo ne La Traviata… por kësaj radhe më fuqishëm se kurrë dhe me një produksion ëndrrash sikurse ky i Operas Australiane.

Më kishte marrë malli e më kishte munguar skena, sepse është jetë aty ku adrenalina arrin kulminacionin. Me këto fotografi do të doja të përçoja një dritë të fortë shprese, sepse pandeminë do ta mposhtim, ngase është thjesht çështje kohe. Deri atëherë bëni kujdes, vendosni maskën e mbani distancën atje ku është e nevojshme sepse kështu ruajmë dhe mbrojmë më të dashurit tanë.

Shumë dashni nga vendi më i bukur i planetit, Sydney Australia.