Biden: Tërheqja nga Afganistani mbetet e vështirë

0
96

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në konferencën e tij të parë për shtyp deklaroi se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani deri më 1 maj mbetej e vështirë.

Biden mbajti konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në ditën e 65-të të mandatit të tij.

Lidhur me planin e SHBA-së për të tërhequr trupat në Afganistan deri më 1 maj, Biden tha se një gjë e tillë është e vështirë “për arsye taktike”.

“Megjithatë, mund të them se nuk kemi ndërmend të qëndrojmë atje për një kohë të gjatë”, shtoi presidenti amerikan.

Gjatë fjalës së tij, Biden, 78-vjeçar, paralajmëroi se sërish do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2024.