Nicola Orlando premton se shteti i Italisë do e ndihmojë Kosovën në sigurimin më të shpejtë të vaksinave anticovid

0
118

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Ambasadori Orlando e ka përgëzuar Kryetarin Konjufca për detyrën e re dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes italiane për Kosovën.

Në këtë kontekst u bisedua edhe për menaxhimin e pandemisë dhe mundësisë për sigurimin më të shpejtë të vaksinave anticovid për të cilën gjë, ambasadori Orlando premtoi se shteti i tij do të jetë aktiv në këtë drejtim.

Ndërkaq Kryetari Konjufca, falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen për mbështetjen që shteti i tij po ia jep Kosovës, duke u angazhuar për thellimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.

Z. Konjufca theksoi se është në interesin e Kosovës që procesin e konstituimit të institucioneve të reja ta përmbyllë suksesshëm edhe me zgjedhjen e presidentes së vendit.