Kurti: T’i heqim pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë

0
68

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, dhe këshilltarin e tij, z. Artur Bushati.

Ambasadori Minxhozi e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Ai i dorëzoi Kryeministrit Kurti letrën e urimit të Kryeministrit Rama si dhe një shishe verë dhuratë për ditëlindje.

Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe konfirmoi se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin.