KQZ-ja miraton ndalesën e gjobave për partitë e mëdha

0
73

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndalesën e gjobave të parapaguara për 4 subjektet politik të cilat përfitojnë fonde nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2021, gjoba të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ndalesa e gjobave do të bëhet në dy këste, thuhet sipas vendimit.

Lëvizjes Vetëvendosje do t’i ndalohet shuma prej 40.700 euro.

PDK-së shuma prej 66.100 eurove dhe LDK-së shuma prej 20.600 eurove dhe AAK-së 52.750 eurove.

Image