Elon Musk dhe vizioni i tij për qytetin e parë në Mars

0
131

Ditët e fundit Elon Musk ka prezantuar një projekt se si do të duket qyteti i parë në planetin e kuq, i cili kohët e fundit është synim eksplorimit i kompanisë së tij dhe NASA-s.

Projekti i qytetit të parë në Mars është realizuar nga studioja arkitekturore ABIBOO, e cila tregon se ai është vendosur në një rajon të planetit të quajtur “Tempe Mensa”.

“Qyteti i Nuwa është vendosur në shpat të një prej shkëmbinjve të Marsit dhe furnizohet me ujë të bollshëm. Terreni i pjerrët ofron mundësinë për të krijuar një qytet vertikal të futur në shkëmb, i mbrojtur nga rrezatimi dhe meteoritët, ndërsa ka qasje indirekte në rrezet e diellit”, shkruan kompania ABIBOO.

Krijuesit kanë bashkëpunuar me shkencëtarët për të plotësuar të gjitha gjërat e nevojshme që do t’u nevojiten njerëzve për të mbijetuar në këtë planet.