Konjufca kërkon nga Vetëvendosja propozimin për kryeministër (DOKUMENT)

0
171

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, nëpërmjet një letre drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka kërkuar që ky subjekt fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit ta propozojë mandatarin për kryeministër.

Në letër, Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

Më poshtë mund ta shihni letrën që presidenti në detyrë ia ka drejtuar kryetarit të Vetëvendosjes si fitues i zgjedhjeve