“Me falë o Dri se të kemi lëndu, shpresojë se një ditë ke mu pajtu”

0
138

Nga Marta Prekpalaj

Drini i Bardhë…i hidheruar !
Pse je hidhëru o Dri?
Pse nuk flet mu?
Si të flas me ty…
Shiko se më keni shëmtu…
Mos po dukem une market?
Ma keni mbushur me qese
Te shkretin shtrat…
Si atehere të flasë?
Ik ma mire,se di mu turbullu..
Pastaj nuk shikojë fare
Ç ka të gjejë marrë përpara..
Besa dalë edhe nëpër ara…
Kot u mundova të flasë me ty
Por e di se ke të drejtë
Me pasë shtratin tanë
Me shelg e shavarinë
Me peshk e gaforre
Me shota e lejlek
Me ngjala e foka…
Me falë o Dri se të kemi lëndu
Shpresojë se një ditë ke mu pajtu..
Me u kthy si dikur qe vertete ishe lumi im
Ishe taman Drini i Bardhë !
Bregdri ,21 mars 2021