Dita Ndërkombëtare Pa Mish për ndërgjegjësim dhe datë kundër mizorive ndaj kafshëve

0
81

20 Mars është Dita Ndërkombëtare Pa Mish, ditë kjo që ngre ndërgjegjësimin e përfitimeve shëndetësore, mjedisore dhe etike të jetesës pa mish dhe kundër mizorive ndaj kafshëve.

Dita Ndërkombëtare Pa Mish preferohet për shëndetin e njeriut që të paktën një ditë në javë të jetë pa mish për arsye shëndetësore sepse përkundër faktit që mishi është i nevojshëm për organizmin megjithatë është një ushqim që është paska i lodhshëm që dhe e rëndon tretjen e organizmit dhe si i tillë edhe shkakton lodhje fizike por edhe metabolike, prandaj kjo ditë është e mirë që ta kemi në dije që të na sensibilizojë që sa ma pak të ushqehemi me mish

Dita Ndërkombëtare Pa Mish për herë të parë është festuar në vitin 1985 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa moskonsumimin e mishit e bëjnë për arsye të shëndetit të tyre pasi thuhet se ai ndikon negativisht në sistemin kardiovaskular.

Ndërsa të tjerë janë të shqetësuar me faktin se më shumë se 60 miliardë kafshë vriten vazhdimisht që të përdoren për ushqim.