“Vaksinimet nuk mund të ndalojnë valën e tretë”

0
72

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn (CDU) deklaroi se vala e tretë e infeksioneve të koronavirusit në vend nuk mund të ndalet vetëm me vaksinime.

“Ende nuk ka doza të mjaftueshme të vaksinave në Europë për të ndaluar valën e tretë vetëm me vaksinimin”, theksoi Spahn.

“Edhe nëse dorëzimet e porosive të BE do të mbërrijnë, do të duhen ende disa javë që grupet e rrezikut të vaksinohen plotësisht”, shtoi ai.

Spahn thotë se numri në rritje i infeksioneve të reja do të thotë se Gjermania mund të kthehet në një lockdown të fortë. /ATSH