Themelohet Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike

0
44
Kam nënshkruar sot vendimin për ndryshim plotësimin e nenit 12 të Statutit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës , me të cilin në kuadër të organizimit të kësaj qendre, veprimtarive shëndetësore, arsimore dhe kërkimore shkencore në QKUK, i shtohet edhe Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike.
Ky vendim bëhet sipas kërkesës së Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Krijimi dhe funksionalizimi i këtij shërbimi vjen si nevojë për avancim dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në fushën e mikrobiologjisë klinike, falë edhe ngritjes së kapaciteteve në infrastrukturë dhe në resurse për këtë shërbim.