Prishtinës i dorëzohet trofeu për titullin te kadetët

0
33

KH Prishtina e ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Kadetëve. Në një kampionat interesant, Prishtina fitoi garën e fortë me KH Besa Famgas.

Të dy skuadrat mblodhën nga 34 pikë pas 18 xhirove, por për shkak të bilancit pak më të mirë në ndeshjet e ndërsjella, Prishtina është e para.

Kupa e kampionit Prishtinës i është ndarë të enjten. Medaljet për lojtarët e Prishtinës i kanë ndarë anëtari i Bordit të FHK-së, Edi Kolgeci dhe Komesari i Garave, Istref Sadriu, që dorëzoi edhe trofeun.