Biden: Të mos ulim vigjilencën, pavarësisht vaksinimit

0
57

Presidenti i SHBA Joe Biden përmendi përkeqësimin e situatës së koronavirusit në Europë si një shembull paralajmërues për amerikanët që të mos ulin vëmendjen pavarësisht përparimeve me vaksinimet.

Ai i nxiti ata që të mos lejonin që ajo që po ndodhte në Europë të ndodhte edhe në SHBA.

Ai bëri thirrje për të ndjekur rregullat themelore të higjienës si maskat, larja e duarve rregullisht dhe mbajtja e distancës së rekomanduar.

“Ju lutem, ju lutem sërish që të mos lejojmë atë që po ndodh në Europë”, theksoi Biden.

Biden nuk specifikoi se cilës pjesë të Evropës i referohej.

Në SHBA, numri i rasteve të reja të konfirmuara ka rënë ndjeshëm që nga janari.

Biden tha të enjten se gati 100 milion vaksina janë bërë që prej kur ai mori detyrën më 20 janar.