Vuçiq publikon hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, bëhet thirrje për të raportuar faqen e tij

0
1320

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “dhuna ndaj serbëve në Kosovë, që kishte ndodhur 17 vjet më parë”, s’mund të përsëritet sepse Serbia do të ketë përgjigje “të qartë, serioze e adekuate”.

Madje në fotografinë e publikuar nga ai është harta e Kosovës me flamurin e Serbisë ku ka shkruar “Rroftë Serbia”. Ky konsiderohet përveç skandal edhe kërcënim, kur një President ka pretendime territoriale ndaj një shteti tjetër, Pavarësinë e të cilit e kanë njohur shumë shtete.

“Serbia s’do të lejojë tjetër masakër. Serbia, sikur kushdo tjetër, ka të drejtën të kujdeset për popullin e saj, shëndetin e tyre, sigurinë dhe mirëqenien të cilën, sikur kushdo tjetër, çdo serb ka të drejtë të ketë”, ka thënë ai në një mbledhje komemorative në Beograd në të cilën përkujtoheshin trazirat e marsit e që Serbia po i cilëson si “masakra në Kosovë”.

“Por kjo nuk do të thotë që Serbia do të lejojë dikë të përsërisë 17 marsin. Serbia nuk është e gatshme për këtë, e as s’do të jetë ndonjëherë. E drejta e jetës është e drejtë bazike dhe gjithmonë do ta mbrojmë atë”, ka thënë ai.

Për këto deklarata dhe publikime të tij, në Kosovë ka filluar një fushatë për raportimin e llogarisë së tij në twitter, në mënyrë që t’i mbyllet faqja për shkak të pretendimeve të tij.

 

Këtu duhet të klikoni për të raportuar faqen e tij:

https://www.instagram.com/p/CMh6WuAhilu/?igshid=1scu9rqf2g5bu&fbclid=IwAR1f-lWTbawn0vMApq68kDdb7S7fiQMaN8ZKrpa7xiPfDRle3zzpGpU6qZ4

Protestat që nisën më 17 mars 2004, njihen si “Trazirat e marsit”. Ato zgjatën dy ditë, e gjatë tyre u vranë 19 civilë, nga të cilët 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë. Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve, ndërsa shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë treguan para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se ata ishin duke ikur, kur disa nga bashkëmoshatarët e tyre u mbytën në lumë. Të nesërmen, më 17, mars filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë./oxygenpress.info