Daut Haradinaj kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës

0
282

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Daut Haradinaj do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Haradinaj ka pohuar se ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit.

“Pas konsultimeve të vazhdueshme, me kënaqësi ju njoftoj për kandidaturën e Aleancës për kryeqytetin. Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion”, ka theksuar ai.

Haradinaj thotë se “me këtë Aleanca e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore”.

“Qeverisja në nivel komunal, është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, thotë Ramush Haradinaj në shkrimin e bërë në Facebook.

Theksojmë se Daut Haradinaj para disa ditësh ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, duke ia lënë vendin kandidatit Shemsedin Dreshaj.