Prishtina dhe Dukagjini kalojnë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

0
71

Prishtina dhe Dukagjini janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës. Prishtina arriti ta vazhdojë rrugën drejt trofeut të kësaj gare falë fitores ndaj Feronikelit pas serisë së penalltive, me shifrat 4:2. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll pa gola.

Dëshira për të kaluar në gjysmëfinale ishte e madhe nga të dyja ekipet dhe kjo bëri që edhe loja në fushë të jetë shumë e fortë dhe me raste në të dyja anët. Në gjuajtje të penalltive më të suksesshëm u treguan prishtinasit, ku vetëm Endrit Krasniqi nuk konkretizoi, derisa te Feronikeli dështuan Jean Carrioca dhe Besmir Bojku.

Ndërkohë, Dukagjini ka përgatitur befasi, duke shënuar fitore në Klinë në duel me Drenicën, me rezultat 1:0. Golin e kualifikimit në gjysmëfinale për skuadrën e drejtuar nga Armend Dallku e shënoi Jeton Dushi. Dukagjini përveç kalimit në gjysmëfinale është edhe pretendente për t’u rikthyer në Superligë, pasi aktualisht ë poitën e dytë në Grupin A, me 39 pikë.