Lidhja shkakësore mes ushqimeve dhe hipertensionit

0
234
Blood pressure measuring.

Presioni i lartë i gjakut prek miliona njerëz në botë, shkruan faqja e internetit salute.ilgiornale.it.

Është një patologji e karakterizuar nga një rritje e konsiderueshme e presionit të gjakut, vlerat normale të së cilës nuk duhet të kalojnë 135/85 mmHg (sistolike/diastolike).

Deri në 140/90 vlerat janë në kufirin e sipërm të normës, përveç kësaj mund të flasim për hipertension, të shkallëve të ndryshme në varësi të vlerave të zbuluara.

Në hipertension, faktorët e përfshirë mund të jenë të shumtë: trashëgimia, mbipesha, zakoni i pirjes së duhanit, stresi, një mënyrë jetese jo e rregullt apo një dietë e gabuar.

Meqenëse hipertensioni është një faktor rreziku për sëmundje të ndryshme, të tilla si goditja në tru dhe infarkti i miokardit është mirë të ndërhyet për normalizimin e tij me ushqime.

Disa këshilla janë humbje peshe nëse është e nevojshme ose mirëmbajtje e peshës ideale janë zvogëlimi kripës në ushqime, rritja e futjes së kaliumit në dietë (e cila, ndryshe nga natriumi, zvogëlon vlerat e presionit të gjakut); zvogëlimi i konsumit të yndyrave të ngopura; zvogëlimi i konsumit të alkoolit dhe lënia e duhanit.

Ushqime të rekomanduara

Fruta të freskëta, të gatuara ose pure; perime: të gjitha llojet; bukë pa kripë, qumësht i plotë ose gjysëm i skremuar, kos; djathëra të freskët: mocarela, ricotta, mish pa dhjamë si mish pule, lepuri, gjel deti, mish viçi, peshk i freskët ose i ngrirë, vezët, vaj ulliri ekstra i virgjër, aroma si majdanozi, rozmarina, hudhra, speca djegës, nenexhik si dhe karafil.

Ushqimet që nuk rekomandohen

Bizele të ngrira ose të thata, perime të konservuara, supa të gatshme apo pica, produkte të kripura, bukë, qumësht i kondensuar ose pluhur; mish yndyror, patë, mish i konservuar; ëmbëlsira industriale; kafe, sardele, konserva, majonezë e përgatitur industriale dhe mustardë./ATSH