“Quo Vadis, Aida” i nominuar për Oscar do i tregojë botës për krimet që ndodhen në mes të Evropës

0
236

Filmi “Quo Vadis, Aida”, tashmë nisi rrugëtimin edhe në Oscars, duke u nominuar kështu në kategorinë ‘International Feature Film’.

Ky film është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila ka shërbyer në atë periudhë në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Quo Vadis, Aida (Ku po shkon, Aida) i regjisores Jasmila Zbanic, rrëfen për masakrën e Srebrenicës është një film tronditës, një rrëfim për një ngjarje të tmerrshme, qe ka ndodhur ne mes te Evropes.

Zbanic që është shpërblyer me filmin e saj “Grbavica”, ku edhe në vitin 2006 pat fituar Ariun e Artë në Berlin, duket se sërish ka kthyer vëmendjen e medieve dhe kritikëve të filmit.

Në këtë film luan edhe aktori shqiptar, Alban Ukaj në rolin e përkthyesit Tarik, i cili menjëherë pas nominimit ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke u shprehur shumë i emocionuar: Çfarë momenti emocional!