Konfirmon Abdixhiku, takimi me Kurtin e Osmanin mbahet të premten

0
78

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se të premten do të takohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe ushtrues detyren e Presidentit, Vjosa Osmani, për t’u konsultuar për formimin e institucioneve.

Ai konfirmoi se me Kurtin dhe Osmanin do të takohen të premten në orën 14:30, përcjellë Klan Kosova.

”Po besojmë që gjatë javës do të kemi konsolidimin e të gjitha organeve të LDK-së. Ajo çfarë mund të themi është se takimin e radhës e kemi të konfirmuar me u.d e presidentes dhe kryetarin e LVV-së, të premten në orën 14:30”, ka thënë Abdixhiku, pas homazheve në Prekaz.

Takimi ndërmjet Kurtit, Osmanit dhe kryetarit të LDK-së ishte planifikuar që të mbahet të hënën, mirëpo i njëjti nuk është mbajtur për shkak të zgjedhjeve të brendshme në LDK.