Belgjikë: Arrestohet Pjetër Shala, i kërkuar nga Specialja për krime lufte

0
113

Është arrestuar Pjetër Shala, nga autoritetet në Belgjikë.

Shala u arrestua në bazë të një fletarresti dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte nga Gjyqtari i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara.

Sipas njoftimit për media ai do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

“Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës.