Mërgim Berisha, ftohet nga kombëtarja e Gjermanisë

0
135

Kombëtarja U-21 e Gjermanisë mesditën e së hënës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars në kuadër të kualifikimeve për ‘EURO 2021’.

Vlen të theksohet se pjesë e kësaj liste është edhe lojtari me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha, i cili luan për skuadrën e Salzburgut në Austri.

Paraqitjet e mira me Salzburgun në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve kanë bërë që Berisha të ftohet nga Gjermani.

Kujtojmë se Federata e Futbollit e Kosovës në vazhdimësi është interesuar për shërbimet e Mërgim Berishës, por deri me tani nuk ka asgjë konkrete.

Më poshtë keni listën e futbollistëve të ftuar nga kombëtarja U-21 e Gjermanisë.