Lirohet nga detyra sekretari i Presidencës Driton Gashi

0
122

Është liruar nga detyra sekretari i Presidencës Driton Gashi.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i ushtrueses së detyrës së presidentës Vjosa Osmani.

Kupina tha se Komisioni Ad-Hoc i themeluar me vendim të u.d presidentës Osmani, për nivelin e lartë drejtues e ka përmbyllur shqyrtimin në rastin discipinor Driton Gashi, dhe në mënyrë unanime ka vendosur shqiptimin e masës disciplinore “Largim nga Shërbimi Civil”.

” Komisioni i themeluar me vendim Ad hoc për nivelin e lartë drejtues, me vendim të u.d. Presidentes Osmani, më 20 janar 2021, në rastin disciplinor ndaj z.Driton Gashi, sekretar në zyrën e Presidencës, ka përmbyllur shqyrtimin e këtij rasti dhe ka vendosur unanimisht shqiptimin e masës disciplinore: largim nga shërbimi civil dhe e ka obliguar zyrën e Presidentes për zbatimin e këtij vendimi”.

Driton Gashi, është i dyshuar në rastin e hapjes së kasafortës në Presidencë.