Italia rikthen bllokimin për të frenuar rritjen e rasteve COVID-19

0
34

Një bllokim antiCOVID-19 ka hyrë sot në fuqi për më shumë se 40 milionë persona në Itali, për shkak të situatës së keqe të epidemisë në vend.

Me përjashtim të ishullit të Sardenjës, ku nuk zbatohet pothuajse asnjë kufizim, të gjitha rajonet italiane iu janë nënshtruar rregullave të rrepta të një zone portokalli ose më të rrepta të bllokimit të një zone të kuqe.

Sipas kufizimeve, banorët supozohet të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm në raste urgjente, të tilla si për pazar, emergjenca ose punë.

Sportet në ajër të pastër lejohen vetëm, kurse nxënësit duhet t’i kthehen mësimit përmes internetit.

Në funksion të pushimeve të Pashkës, qeveria e Mario Draghi-t vendosi në fund të javës së kaluar që zona e kuqe të zbatohet në të gjithë vendin nga 3 deri më 5 prill.

Deri më tani, më shumë se 102 000 persona kanë vdekur si rezultat i COVID-19 dhe autoritetet kanë regjistruar më shumë se 3,223 milionë raste./ATSH