Mbi 120 milionë raste në botë, 96 milionë të shëruar

0
38

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 120 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 120 057 631 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 30 043 662 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 11 439 250 raste, Brazili 11 359 048, Rusia 4 380 525, Britania e Madhe 4 253 820, Franca 4 045 319, Italia 3 201 838, Spanja 3 183 704, Turqia 2 866 012 dhe Gjermania me 2 569 850.

Për shkak të COVID-19 në të gjithë botën kanë humbur jetën 2 659 836 persona, janë shëruar 96 589 356 të prekur nga koronavirusi, ndërsa ende 20 808 439 persona vazhdojnë trajtimin./ATSH